Do të hapet shkolla e mesme për policë në RMV, paralajmëroi ministri

Do të hapet shkollë e re e mesme për policë në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, raporton Portalb.mk.

Toshkovski theksoi se se intensivisht po punohet në rindërtimin e Qendrës për trajnime në Idrizovë, ku do të jetë shkolla dhe se janë duke u investuar mbi 3 milionë euro.

“Do të shpallë shkollën e re të mesme të policisë. Pas vitit të parë dhe të dytë të arsimit të mesëm, policët e ardhshëm do të mund të kalojnë vitin e tretë dhe të katërt në shkollën e mesme të policisë. Përvoja tregon se kapaciteti profesional i policëve që janë shkolluar në shkollë të mesme është shumë më i lartë dhe shumë më i madh në krahasim me të tjerët”, tha Toshkovski.

Kujtojmë që shkolla e mesme për policë u shfuqizua në vitin 2000.