Disa modele të vjetra Galaxy dalin jashtë funksionit pas përditësimit të fundit të Samsung

Disa përdorues kanë raportuar probleme të ngjashme me modelet Galaxy M51 dhe A90. Pas shkarkimit të përditësimit, telefonët ngelen në procesin e ndezjes por që asnjëherë nuk vihen në funksion, transmeton PCWorld.

Nëse keni një smartfon Samsung Galaxy të vjetër, këshilla më e mirë për ju do të ishte që të mos instaloni përditësimin e fundit. 9to5Google raportoi se  përditësimi i fundit i Samsung është duke nxjerrë jashtë funksioni seritë Galaxy S10 dhe Galaxy Note 10.

Disa përdorues kanë raportuar probleme të ngjashme me modelet Galaxy M51 dhe A90. Pas shkarkimit të përditësimit, telefonët ngelen në procesin e ndezjes por që asnjëherë nuk vihen në funksion.

Pajisjet e prekura duhet të bëjnë një rikthim të gjendjen fillestare për të rikthyer funksionalitetin por as kjo nuk është zgjidhja ideale. Sepse telefoni me të vërtetë rikthehet në funksion por të dhënat që keni pasur në të do të fshihen të gjitha.

Nëse keni një telefon Galaxy të vjetër dhe ende nuk e keni shkarkuar ende, duhet të çaktivizoni përditësimet automatike derisa Samsung të ndajë më shumë informacione rreth problemit.

Mbështetja e softuerit mund të shndërrohet në një problem për modelet e vjetra për çdo prodhues hardueri. Galaxy S10 dhe S10+ janë telefonë që kanë debutuar 5 vite më parë, pas së cilës shumë kompania nuk ofrojnë më përditësime.