Deri sot është falas loja „Dying Light“ me zombi apokalipsa

Dying Light, një nga lojërat më të mira dhe më popullore të zombie apocalypse, është falas në Epic Games deri më 13 prill (e enjte), transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për lojë cilësore me skena eksplicite të “Blood And Gore”. Kjo lojë është gjithashtu e njohur për kërcimet dhe lëvizjet me parkour që e bëjnë lojën shumë më dinamike dhe plot aksion. Loja është për të rritur, gjegjësisht ka një shenjën 18+. Aktualisht, ka promovim falas të pjesës së parë të lojës, e cila dikur ishte një hit i vërtetë për YouTuberat. Më poshtë është traileri i lojës:

Loja mund të duket e frikshme ndonjëherë, veçanërisht nëse e luani “solo”. Ekziston edhe një opsion me shumë lojtarë, kështu që mund ta luani me miqtë që e kanë origjinalin.

Lojërat Dying Light 1 dhe 2 janë përmendur dhe përshkruar shkurtimisht në disa artikuj deri më tani. Ato janë plot aksion, por ka edhe një histori, që supozohet se për shkak të apokalipsit të zombive të shkaktuar nga një virus, ka një mori zombish që mund t’i vrasësh në mënyra të ndryshme. Atmosfera e lojës është e ngjashme me filmat Mad Max dhe ka shumë ngjashmëri me lojën dhe serialin The Last of Us.

Loja kushton 30 euro, por ky është një shans i madh për ta marrë atë falas. Ju merrni një version të lojës së parë të quajtur Dying Light Enhanced Edition, i cili duket i shkëlqyeshëm grafikisht. Ekzistojnë edhe dy versione të tjera të këtyre lojërave që aktualisht janë me zbritje të madhe – Dying Light Definitive Edition është 80 për qind zbritje dhe në vend të çmimit të tij të rregullt prej 50 €, tani është 10 €. “Dying Light 2 + Brecken + Rais Bundles” në vend të 60 eurove kushton rreth 33 euro.

Dying Light Enhanced Edition vjen me 78 arritje të Epic Games për të gjithë “gjuetarët e arritjeve” që duan të përfundojnë 100% të lojës dhe ta konsiderojnë atë si një arritje.