Deri më 20 maj e hapur mundësia për aplikim për çmimin shtetëror “11 Tetori”

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri më 20 maj do të pranojë aplikime nga të interesuarit për çmimin shtetëror “11 Tetori”, raportoi Portalb.mk.

Aplikuesit duhet të jenë veprimtarë në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe sferave që janë në interes të Maqedonisë së Veriut.

“Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupeve krijuese, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi. Çmimi shtetëror, sipas kushteve të përcaktuara në Konkurs, mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve krijuese, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë, me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria e Kulturës.

Fituesi i çmimit shpërblehet me 15 rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut.