DAP-i kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të raportojnë të ardhurat që i marrin nga objektet që i japin me qira

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që japin objekte me qira, duke përfshirë edhe përmes platformave onlajn , duhet të paraqesin të ardhurat në Drejtorinë për të Ardhura Publike, transmeton Portalb.mk.

“Të ardhurat që i kanë në bazë të qiras së hapësirave banesore, dhomave, apartamenteve, hapësirave për pushim dhe rekreacion, garazheve dhe të ngjashëm, në mënyrë direke ose përmes AirBnb, Booking.com, FB, Kajak ose platformave tjera i nënshtrohet taksimit me tatim mbi të ardhurat personale ose e njëjta duhet të raportohet në Drejtorinë për të ardhura publike përmes sistemit e-shërbime tatimi”, njoftoi DAP-i.

Drejtoria sqaroi që baza e llogaritjeve duhet të jetë përmes të ardhurave bruto që i kanë fituar, ashtu që 10 % është për të ardhurat nga hapësirat e pamobiluara dhe 15 % nga ato të mobiluarat.

Të ardhurat duhet të paraqiten deri në ditën e 10-të të muajit të ardhshëm.