DAP i kapi gjashtë shitës që nuk jepnin letra fiskale, kërkoi nga qytetarët të paraqesin rastet e tilla

Në një kontroll të kryer te 80 tregtarë, Drejtoria për të Ardhura Publike ka regjistruar parregullsi në gjashtë vende, për shkak problemeve me dhënien e letrave fiskale, transmeton Portalb.mk.

“Kontrollorët dhe inspektorët tatimor, në fundjavë kanë kryer kontrolle në 80 objekte në Prilep në kuadër të manifestimit “Festa e Birrës”, gjegjësisht në vazhdimisht kanë qenë të pranishëm në terren në mesin e tatimpaguesve dhe direkt kanë ndjekur nëse regjistrohet shitja”, njoftoi DAP.

Drejtoria sqaroi që qëllimi kryesor i këtij aksioni është ndërprerja e fenomenit për mosdhënien e letrave fiskale. Ata kërkojnë nga tatimpaguesit të regjistrojnë në mënyrë të rregullt dhe të plotë shitjen e realizuar.

Ata kërkojnë nga qytetarët që në numrin pa pagesë 198 dhe adresën elektronike [email protected] të raportojnë nëse ndonjë ndërmarrje nuk jep letra fiskale në mënyrë të rregullt.

Ndryshe, në muajin korrik, Drejtoria për të Ardhura Publike kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që japin objekte me qira, duke përfshirë edhe përmes platformave onlajn , të paraqesin të ardhurat në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Qytetarët përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime“, mund të skanojnë letrat fiskale që i marrin nga tatimpaguesit dhe brenda tre muajve do të mund të kthejnë deri 2100 denarë.