Çmimet në tavan, institucionet e RMV-së nuk mund të merren vesh se kush duhet t’i kontrollojë

Ndonëse prej disa kohësh disa nga përfaqësuesit e Qeverisë flasin në publik se çmimet janë të larta, sepse tregtarët po u bëjnë presion prodhuesve dhe se kompani të caktuara po sillen në mënyrë të padrejtë, nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës pohojnë se ata me vetiniciativë nuk mund të kontrollojnë tregtarët për të parë nëse ata negociojnë çmimet, njofton Televizioni Telma.

Pas kritikave të ministrit Bekteshi se Komisioni nuk ka paraqitur asnjë ankesë, kryetari Naumovski thotë se nuk e bëjnë këtë, por veprojnë sipas tyre. Por deri më tani asnjë ministër apo institucion nuk ka paraqitur një dokument të tillë, sipas të cilit do të vepronin.

“Nga imformimi i publikut kam dëgjuar se po bëhen analiza nga të cilat mund të dalin njohuri nga ndonjë ministri apo institucion, emra që dyshohet se kanë bërë kontrata të dëmshme”, thotë Vlladimir Naumovski, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen nga Konkurrenca.

Në nenin 32 të ligjit për kompetencat e Komisionit thuhet se Komisioni nis procedurën për kundërvajtje sipas detyrës zyrtare.

Naumovski thotë se me ministrin Bekteshi kanë pasur komunikim të mirë, i cili nuk është ndërprerë, por as nuk është vazhduar. Ai pohon se rreth krizës së koronës, disa kompani janë gjobitur sepse kanë negociuar çmimet, por nuk ka treguar emrat e kompanive.

“Kemi gjetur marrëveshje, ka kompani që nuk e dinë se është e ndaluar të negociohen çmimet”, thotë Naumovski.

Me fillimin e verës, çmimet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për pemët dhe perimet. Nuk dihet nëse dhe çfarë masash do të merren kundër rritjes së çmimeve. Edhe pse biznesi është kundër kufizimit të marzheve dhe ngrirjes së çmimeve, kryeministri – Dimitar Kovaçevski thotë se do të ketë masa dhe me shumë gjasa do të jenë sërish rreth marzheve. Por ai ka konfirmuar se problem do të ketë edhe me qumështin për shkak të luftës në Ukrainë, për të cilën nesër do të bisedojë me ministrin e bujqësisë.