Ciceroni kulturor: Në Shkup ‘’Java Çame 2024’’, ndërsa në Tetovë e Gostivar ekspozitë dhe koncerte

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

SHKUP

Java Çame në Shkup, 80 vjet gjenocid !

  • 24 qershor, në orën 12.00:

Turnir futbolli dhe basketbolli me moton ‘’I love Çamëria’’– Tetovë, Shkup, Kumanovë.

  • 25 qershor, ora 16:30:

Promovim libri ‘’Gjenocidi çam’’ nga autorja Berna Turgdogan.

  • 26 qershor, në orën 17.00:

Ekspozitë arti dhe valle folklorike me motive çame.

  • 27 qershor:

Në orën 16.00: Takimi para ambasadës greke.

Në orën 14.00: Marsh me motoçiklist nga Tetova deri në Shkup.

TETOVË

  • 25 qershor, në orën 20.00.

Ekspozitë kolektive: Kolonia Grafike Ndërkombëtare.

Vendi: Qendra e Kulturës

  • 25 qershor- në orën 20:00

Festivalit ‘’MERIDIANS’’ organizuar nga NGO ‘’Artal’’

Koncert: Jetmir Memedi (kitarë) me Ëndra Ademin (piano), Shkelzen Pajazitin (violinë), Shkelzen Baftiari (piano).

Vendi: Qendra e Kulturës.

GOSTIVAR

  • 26 qershor- në orën 20:00

Koncerti:”Skenë kamertale”- Ëndra Ademi (piano), Shkelzen Pajaziti (violinë) dhe Vullnet Neziri (Oboa).