ChromeOS gradualisht po shndërrohet në Android

ChromeOS së shpejti do të zhvillohet mbështetur mbi një pjesë të madhe të kodit të Android në mënyrë që funksionalitetet AI të lançohet me ritëm më të shpejtë, tha Google, raporton PCW.

Kompania thotë se do të përqafojë gjëra si kernelin Linux të Android dhe strukturat Android si pjesë e themeleve mbi të cilat ngrihet ChromeOS.

Ndryshimet nuk do të thotë vetëm më shumë funksionalitetet AI sipas Google. Kompania theksoi se do të lehtësojë edhe proceset inxhinierike dhe pajisje të ndryshme si telefonët dhe aksesorët funksionojnë më mirë me Chromebook.

Padyshim që Google dëshiron që përdoruesit e Chromebook të kenë qasje në sa më shumë funksionalitete AI të jetë e mundur dhe këto ndryshime do ta përshpejtojnë këtë proces.

Megjithatë implementimi i pjesëve të Android në Chromebook pritet të marrë kohë.