Çfarë duhet të konsumojë fëmija kur ka diarre? 

Diarreja shfaqet shpesh tek fëmijët për shumë arsye të ndryshme – ndonjëherë është një virus, helmim nga ushqimi apo marrja e antibiotikëve, shkruan Panacea.

Siç shpjegon mjekja gastroenterologe Dr Lorin Lazar, diarreja ndodh kur jashtëqitja thith më shumë ujë nga zorrët. Ajo tregon se shkaktarë të diarresë mund të jenë disa infeksione, helmimet nga ushqimi, intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i tepërt i sheqerit apo ëmbëltuesve artificialë, disa antibiotikë dhe trajtimi varet në radhë të parë nga lloji i shkaktarit.

Çfarë mund të ndihmojë gjatë diarresë

Në shumicën e rasteve, nuk nevojitet asnjë ilaç për të ndaluar diarrenë tek fëmijët. Në shumicën e rasteve, diarreja akute do të zhduket sapo infeksioni të ketë kaluar nga trupi.

“Diarreja është si kolla kur jeni të ftohur. Kjo është mënyra se si zorrët tuaja përpiqen të nxjerrin diçka të keqe nga trupi. Nëse i ngadalësoni duke marrë ilaçe kundër diarresë, do ta lini infeksionin brenda”, thotë doktor Lazar.

Nëse diarreja zgjat më shumë se disa ditë, konsultohuni me një pediatër për të përcaktuar shkakun dhe për të gjetur një zgjidhje.

Mjeku gastroenterolog pediatrik këshillon që fëmijës të mos i jepni vetë ilaçet dhe në disa raste ndihmon një probiotik, por është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për dhënien e probiotikëve nëse fëmija është nën tre vjeç.