Ceferin kundër merkatos saudite: Njësoj si Kina dikur, situatë si një “flluskë” që pritet të çahet

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Ruben Neves, ndoshta së shpejti  Ziyech, Koulibaly, Mendy dhe Brozovic. Arabia Saudite nuk po ndalet së tentuari yjet e kampionateve europiane, duke dashur t’i marrë të gjithë, raporton ABC.

Së fundmi, vetëm tre lojtarë i kanë refuzuar deri më tani, Messi, Lukaku dhe Modric. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i intervistuar nga “NOS”, paralajmëron se kjo merkato “faraonike” nga Arabia Saudite mund të jetë si një flluskë, ku shumë shpejtë pritet të çahet.

“Mendoj se është kryesisht një gabim për futbollin e Arabisë Saudite. Duhet të investigojnë në akademinë e të rinjve, të sjellin trajnerë dhe të zhvillojnë lojtarët e tyre. Sistemi i nënshkrimit të lojtarëve që pothuajse kanë përfunduar karrierën e tyre nuk është një model që lejon zhvillimin në futboll.

Një gabim i ngjashëm u bë në Kinë kur të gjithë transferuan lojtarët që ishin pranë fundit të karrierës së tyre, ose disa emra që ishin të rinj dhe në kulmin e karrierës së tyre me klubet europiane, dhe në fund u dogjën, askush nuk ka dëgjuar më për to”, është shprehur Ceferin.