Bursa për studentët e Maqedonisë së Veriut që ndjekin mësimin në ciklin e dytë dhe të tretë

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka hapur Konkurs për dhënien e bursave për studentët që ndjekin mësimin në magjistraturë dhe doktoraturë, transmeton Portalb.mk.

Për ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2024/25 janë planifikuar 50 bursa. Studentët e ciklit të dytë do të mund të aplikojnë për këtë bursë, nëse ciklin e parë të studimeve e kanë të mbaruar me mesatare 8,5.

Ata nuk duhet të jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, nuk duhet të kenë marrëdhënie pune dhe jo më shumë se 27 vjet. Bursa mujore do të jetë 9 mijë denarë, ashtu që për një vit akademik për nëntë muaj.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 nëntor, atëherë kur mbaron edhe mundësia për studentët e ciklit të tretë. Në ciklin e tretë do të ndahen 20 bursa, ndërsa vlera e bursës mujore do të jetë 18 mijë denarë, ashtu që përfituesit do të marrin për 12 muaj bursa.

Kandidatët e ciklit të tretë nuk duhet të kenë më shumë se 38 vjet dhe nuk duhet të jenë përfitues të bursave tjera.