Bullgaria do të shkojë në zgjedhjet e shtata parlamentare brenda tre vitesh

Bullgaria do të shkojë në zgjedhjet e shtata parlamentare prej vitin 2021, njoftoi Presidenti Rumen Radev, të cilat mund të rrezikojnë më tej hyrjen e mundshme të vendit në Eurozonë, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet e fundit, të mbajtura në qershor paralelisht me votimin e Parlamentit Evropian, nuk nxorrën një fitues të qartë pasi asnjë parti apo koalicion në vitet e fundit nuk arriti të formonte qeveri të qëndrueshme.

Tre partive politike iu ofrua të formonin një qeveri pas zgjedhjeve të fundit, të cilat u fituan nga GERB e Bojko Borisovit, por asnjëra nuk arriti të fitonte mbështetje në parlament.

Anëtari më i varfër i BE-së është përballur me paqëndrueshmëri politike që nga viti 2020, kur kryeministri Borisov dha dorëheqjen mes protestave të përhapura kundër korrupsionit dhe ndikimit të mafies dhe oligarkëve në institucionet qeveritare.

Zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në tetor.