Bujqit francezë vazhdojnë protestat pavarësisht Krishtlindjeve

Bujqit francezë kanë vazhduar edhe sot bllokimin e rrugëve dhe autostradave pavarësisht festës së Krishtlindjeve, transmeton Portalb.mk.

Protestat kanë nisur më shumë se dhjetë ditë më parë. Ato janë shkaktuar nga politika e qeverisë për asgjësimin e tufave të bagëtive pas zbulimit të një sëmundjeje të lëkurës.

Mbi 300 persona morën pjesë në një meshë Krishtlindjesh të organizuar nga protestuesit.

Bujqit kundërshtojnë asgjësimin sistematik të bagëtive për shkak të dermatitit nodular. Ata janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Evropian dhe bllokut të Amerikës së Jugut të Brazilit, Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait (Mercosur).

Kryeministri francez ka propozuar një takim me sindikatat e bujqëve në fillim të vitit të ardhshëm.