Brenda shtatë muajve, afër 2 miliardë euro dallimi ndërmjet importit dhe eksportit në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën janar-korrik të këtij viti është regjistruar një deficit tregtar prej 1.9 miliardë euro, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 70.4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – korrik të vitit 2024, është 4 567 700 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 6 489 900 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika, duke theksuar që eksporti ka shënuar rënie për 7.7 përqind, ndërsa importi rritje për 0.8 përqind.

Raportohet që Maqedonia e Veriut më së shumti shkëmbim tregtar ka pasur me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.