Bregu i gjelbër sportiv nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të Epërme premtuar nga Danella Arsovska nuk eskziston në terren

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska në “Programin për Shkup modern” parazgjedhor u premtoi qytetarëve të Shkupit se projekti për ndërtimin e Bregut të gjelbër sportiv nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të poshtme do të realizohet gjatë mandatit të saj. Bëhet fjalë për një nga projektet prioritare 15+1 për Shkupin, të cilat janë të listuara në fushatën parazgjedhore. Megjithatë, nuk mund të vërehet progres në zbatimin në terren të këtij projekti, kështu që mund të konstatojmë se ky premtim parazgjedhor nuk është realizuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në programin parazgjedhor të kryetares Arsovska, në faqen 14, thuhet:

“Brigjet, në të dy anët e lumit Vardar, duhet të shëndërrohet në korridor të madh të gjelbër. Ky projekt kapital parasheh ndriçim të plotë me llampa inteligjente dhe kursyese, mbjellje të fidanëve të përshtatshëm, ndërtim zonash sportive, kompletim të shtigjeve për biçikleta, tartan dhe këmbësorë, me infrastrukturë të përgjithshme shtesë, Shkupi do të marrë më shumë se 40 kilometra sipërfaqe të dobishme të gjelbër human për shoqërim, sport, rekreacion në qendrën më urbane të qytetit. Sigurisht, ky korridor i gjelbër duhet t’i shërbejë më së shumti Shkupit për mbrojtjen e mjedisit dhe ajrit të pastër”.

Në prezantimin e programit parazgjedhor më 14 tetor 2021, Danela Arsovska tha se në të ardhmen do të ndërtohet duke investuar në sport dhe jetë të shëndetshme dhe se prioritet i saj do të jetë bregu i gjelbër sportiv në gjatësi prej 40 kilometrash nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të poshtme me përmbajtje sportive për të gjitha gjeneratat në të dy anët e lumit Vardar.

Në lidhje me shkallën e realizimit të këtij projekti, Meta.mk i ka dërguar pyetje Qytetit të Shkupit me e-mail në tri raste – më 3, 9 dhe 15 gusht. Pyetëm se çfarë aktivitetesh janë realizuar deri më tani nga Qyteti i Shkupit për realizimin e këtij premtimi parazgjedhor, sa mjete nevojiten se kur do të fillojë implementimi i Bregut të gjelbër sportiv nga lagjja Gjorçe Petrov deri në lagjen Lisiçe të poshtme , dhe çfarë nga dokumentacioni i projektit është përgatitur deri më tani. Por nuk morëm përgjigje për pyetjet tona.

Meqë nuk pati përgjigje nga autoritetet e qytetit, Meta.mk vendosi që bregun e lumit Vardar ta çiklojë përgjatë gjithë trasesë së premtuar. Nga inspektimi në terren i 13 dhe 14 gushtit të këtij viti, mund të konstatohet se pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në periudhën e kaluar për realizimin e Bregut të gjelbër sportiv nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të poshtme. Nga ajo që po kryhet aktualisht në terren, janë punimet ndërtimore për asfaltimin e shtegut të biçikletave, në anën e djathtë e bregut, në shtrirjen nga Parku i Frankofonisë deri në hotelin Holiday Inn në qendër të Shkupit. Në pjesët e tjera të bregut nuk po zhvillohen punime të tjera ndërtimore.

Situata në terren tregon se nuk është bërë asgjë për zgjerimin e shtegut të këmbësorëve dhe biçikletave nga lagjja Karposh 4, përmes Vllaesë, Hromit dhe Nerezit deri në Gjorçe Petrov, përgjatë bregut të Vardarit. Kjo pjesë e bregut të lumit është lënë pas dore prej vitesh dhe nuk ofron mundësi rekreacioni për qytetarët, ndonëse ka gjelbërim. Më konkretisht, në këtë pjesë të bregut së Vardarit ka gjelbërim, por nuk ka infrastrukturë sportive të premtuar nga kryetarja Arsovska.

Prandaj, tashmë në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov ka një shteg për këmbësorë përgjatë bregut të Vardarit, i cili është ndërtuar disa vite para fillimit të mandatit të Arsovskës. Dhe këtu nuk është ndërtuar asgjë e re në terren nga zonat e premtuara sportive dhe përfundimi i shtigjeve të çiklizmit dhe tartanit. Në fakt, një shteg është ndërtuar vetëm në anën e lagjes Gjorçe Petrov, por jo në anën tjetër të bregut ku janë fshatrat Nerezi, Arnakia dhe Saraj. Në të dy anët përgjatë shtegut të këmbësorëve në Gjorçe Petrov shihen fusha të mbjella me kultura bujqësore.

Meta.mk kontrolloi edhe faqen e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive për të përcaktuar pronësinë e tokës buzë lumit Vardar në Gjorçe Petrov. Nga dhjetëra parcela që shikuam, konstatuam se vetëm disa prej tyre janë në pronësi të shtetit, ndërsa shumica janë ose të pronar së panjohur ose janë në pronësi të individëve privatë. Kjo praktikisht do të thotë se Qyteti i Shkupit për të ndërtuar një shteg biçikletash apo tartan në këtë pjesë të qytetit, fillimisht do të duhet të shpronësojë tokën.

Printscreen nga faqja e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive të parcelave ndërtimore të vendosura përgjatë lumit Vardar në Gjorçe Petrov
Printscreen nga faqja e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive të parcelave ndërtimore të vendosura përgjatë lumit Vardar në Gjorçe Petrov

Njëkohësisht, përveç zbardhjes së çështjeve pronësore-juridike, për realizimin e Bregut të gjelbër sportiv nga Gjorçe Petrovi deri në Lisiçe të poshtme, duhet të përgatitet i gjithë dokumentacioni i projektit. Meta.mk ka inspektuar edhe faqen e Byrosë për Prokurim Publik, me të gjitha procedurat aktuale tenderuese të Qytetit të Shkupit dhe të gjitha kontratat e lidhura që janë publikuar në e-nabavki.gov.mk që nga marrja e detyrës së kryetares Danela Arsovska. deri sot.

Printscreen nga procedurat aktuale të tenderit nga Qyteti i Shkupit, të cilat janë të publikuara në ueb-faqen e Byrosë për Prokurim Publik
Printscreen nga procedurat aktuale të tenderit nga Qyteti i Shkupit, të cilat janë të publikuara në ueb-faqen e Byrosë për Prokurim Publik

Nga këqyrja e ueb-faqes së Byrosë së Prokurimit Publik, nuk konstatuam asnjë procedurë tenderimi të publikuar apo të përfunduar, që ka të bëjë me përgatitjen e dokumentacionit të projektit apo përzgjedhjen e një kompanie ndërtimi apo tjetër, e cila do të punonte për përfundimin e shëtitores, shtigjeve për biçikleta dhe tartan përgjatë gjithë bregut të Vardarit, as për ndërtimin e zonave sportive, mbjelljen e fidanëve dhe ndriçimin.

Në faqen e Byrosë për Prokurime Publike janë publikuar vetëm dy procedura tenderuese nga Qyteti i Shkupit, të cilat i referohen vetë bregut dhe atë për: Zhvillimin e projektit bazë për rindërtimin dhe ndërtimin e ndriçimit të bregut në Vardar nga ura në Vasil Shën Çakalarov deri në Aleksandar Palas dhe tender për të cilin ende nuk është zgjedhur kontraktor dhe për të cilin subjektet e interesuara mund të dorëzojnë oferta deri më 29 gusht për ndriçimin e bregut të Vardarit.

Bazuar në të gjitha të dhënat e mbledhura nga faqja e Byrosë për Prokurim Publik, nga faqja e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive dhe nga inspektimi në terren i ekipit gazetaresk të Meta.mk, mund të konstatojmë se premtimi për ndërtimin e Bregut të gjelbër sportiv nga Gjorçe në Dolno Lisiçe nuk është përmbushur nga Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Arsovska. Gjithashtu, duke marrë parasysh faktin se deri në përfundimin e mandatit të saj kanë mbetur edhe dy vjet e katër muaj dhe dokumentacioni i gjerë i projektit që duhet të përgatitet, për të gjetur kontraktorë për secilën nga fazat e planifikuara në projekt, për të shpronësuar tokën private në Gjorçe Petrov dhe për të ndërtuar punët e planifikuara përgjatë gjithë bregut nga Gjorçe Petrovi deri në Lisie të poshtme, mund të konstatojmë se është e vështirë të realizohet ky projekt në tërësi deri në fund të mandatit të Arsovskës.