Besimtarët katolik festojnë Pashkët, urim nga presidenti Pendarovski

Besimtarët katolik sot e festojnë festën e madhe të Pashkëve sipas kalendarit Gregorian. Presidenti Stevo Pendarovski, uroi  Kiro Stojanovin, Ipeshkv i Shkupit dhe Epark i Strumicës dhe Shkupit dhe të gjithë besimtarëve me përshëndetjen – Krishti u ringjall, transmeton Portalb.mk.

Në urim Pendarovski shkroi se, në këtë përshëndetje sublimohet thelbi i besimt të krishterë se, Zoti në Jezu Krishtin u identifikua plotësisht me vuajtjet e njerëzve, e pagoi çmimin e tjetërsimit të njerëzimit dhe kështu filloi ta ripërtërijë botën.

“Edhe pse nuk është e lehtë të njihen në kohë të krizave dhe të konflikteve, megjithatë, konturet e kësaj ripërtërirje janë në çdo akt të solidaritetit ndaj më të rrezikuarve në mesin tonë. Ripërtërirja është prezente në kundërshtimin e arsyeve strukturore dhe mbrojtje të natyrës. Këto bëma individuale dhe të përbashkëta janë pasqyrë e asaj çfarë mund të jetë shoqëria jonë nëse mirësia bëhet vlera jonë më e lartë.

Kjo festë, le të na inkurajojë, duke ndjekur shembullin e Krishtit, që në mënyrë aktive të marrim pjesë në ndërtimin e shoqërisë së drejtë dhe njerëzore maqedonase me vertikale të qarta morale, ndërsa me atë edhe në ripërtërirjen e shpresës”, qëndron në urimin e Pendarovski.