BE i kërkoi të arrestojë Putinin nëse ai pranon ftesën për inaugurim e presidentes, Meksika refuzoi

Komisioni Evropian i ka kërkuar qeverisë meksikane të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai merr pjesë në inaugurimin e Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum më vonë këtë vit, raporton Euractiv.

Zëdhënësi i Komisionit për Punët e Jashtme, Peter Stano, tha për Euractiv të enjten (8 gusht) se anëtarësimi i Meksikës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) do të thotë se është ligjërisht i detyruar të arrestojë Putinin nëse ai pranon ftesën e vendit të Amerikës Latine për të marrë pjesë në Meksiko Siti në ceremoninë më 1 tetor.

GjPN lëshoi urdhër arresti kundër Putinit në mars 2023, duke akuzuar presidentin rus për krime lufte, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.

Mirëpo, presidenti meksikan refuzoi po të njëjtën ditë, të enjten (8 gusht) kërkesën e Ukrainës.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë,” u tha presidenti Andrés Manuel López Obrador gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp të qeverisë.

“Nuk varet nga ne”, shtoi ai.