Gjithçka që duhet të dini për ligjin e ri të Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen e natyrës

Analizë për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Negociata të vështira për qëllime ambicioze
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Më në fund më 17 qershor të këtij muaji ministrat e mjedisit jetësor të vendeve anëtare të BE-së miratuan Rregulloren për rimëkëmbjen e natyrës. Ky është një nga ligjet e rëndësishme nga Marrëveshja e Gjelbër që mund të kishte mbetur në listën e të pa realizuarve.

Në fillim të shohim se cili është thelbi i këtij legjislacioni të ri të Bashkimit Evropian. Është i ri sepse për herë të parë po miratohen rregulla për rimëkëmbjen e natyrës, e jo vetëm për mbrojtjen (prezervimin) e saj. I referohet ekosistemeve tokësore, bregdetare dhe të ujërave të ëmbla, pyjore, bujqësore dhe urbane, si dhe ekosistemeve detare.

Me këtë Rregullore shtetet anëtare të BE-së janë të detyruara të rimëkëmbin bashkërisht 20% të zonave tokësore dhe detare të BE-së deri në vitin 2030. Për ato zona që sipas Rregullores do të konsiderohen në gjendje të keqe, qëllimet për rimëkëmbje janë si vijon.

Përparësi do të kenë vendet që tashmë janë pjesë e Natura 2000 – rrjetit të themeluar të specieve dhe habitateve më të rëndësishme dhe më të rrezikuara në BE.

Rregullorja parasheh edhe detyrim për ruajtjen e zonave tashmë të rimëkëmbura. Ajo gjithashtu përmban edhe masa të veçanta për të ndryshuar trendin e pakësimit të insekteve – pjalmuese.

Janë paraparë masa të ndryshme për ekosistemet individuale. Për shembull, shtetet anëtare duhet të marrin masa që kanë për qëllim përmirësimin e dy nga tre indikatorët e mëposhtëm: popullatat e fluturave në kullota, rezervat e karbonit organik në tokat minerale të zonave bujqësore ose pjesët e tokës bujqësore që ka karakteristika të zonës me shumëllojshmëri të madhe. Një masë e veçantë është shtimi i popullatës së zogjve të pyllit.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shtetet anëtare të BE-së nuk duhet të lejojnë humbje neto të zonave të gjelbërta urbane dhe kurorës së pemëve. Përveç kësaj ata do të duhet të prezantojnë masa që kanë për qëllim t’i rimëkëmbin tokat e thara torfe dhe të ndihmojnë në mbjelljen e të paktën tre miliardë pemëve shtesë deri në vitin 2030 në nivel të BE-së. Deri në vitin 2030 në rrjedhat e lira ujore do të duhet të devijohen të paktën 25.000 km lumenj. Kjo do të thotë se shtetet anëtare do të duhet të marrin masa për heqjen e barrierave artificiale në lidhjen e ujërave sipërfaqësore. Ata do të duhet të dorëzojnë plane për rimëkëmbjen e natyrës pranë Komisionit Evropian, ndërsa pastaj të dorëzojnë edhe raporte mbi zbatimin e tyre.

Por cilat ishin motivet për qëllimet e këtilla ambicioze? Vetëm 15% e habitateve në BE janë në gjendje të mirë. Shqetësues është rrezikimi i pjalmuesve – nga viti 1991 e deri më tani popullsia e 1 nga 3 lloje të fluturave dhe bletëve është zvogëluar, ndërsa 1 në 10 janë në prag të zhdukjes. Zvogëlimi i popullatës së shpendëve në tokat e punueshme bujqësore është gjithashtu dramatik – me 36% në periudhën nga viti 1991-2010.

Në një procedurë dy javë më parë Rregullorja kaloi përmes negociatave të vështira brenda dhe ndërmjet institucioneve të BE-së, si dhe në një debat të gjerë publik dhe më në fund në shkurt të këtij viti Parlamenti Evropian dha pëlqim për tekstin. Megjithatë, në një kthesë dramatike u humb  shumica e kualifikuar në Këshillin e BE-së, i cili përfundimisht duhej ta miratonte rregulloren.

Austria, Belgjika, Hollanda Finlandeze, Polonia dhe Suedia ishin vendet që ishin kundër propozimit – disa për shkak të vështirësive me të cilat do të përballen në zbatim, të tjerë sepse besojnë se nga Bashkimi për këtë qëllim duhet të ndahen më shumë fonde. Hungaria ndryshoi qëndrimin e saj në momentin e fundit dhe iu bashkua vendeve që ishin kundër propozimit, duke e bllokuar kështu propozimin. Prandaj ekzistonte frika se ky propozim thjesht mund të “dështonte” – dhe sepse në përbërjen e re të parlamentit ndoshta do të ishte edhe më e vështirë të sigurohej pëlqimi për të.

Mirëpo, ashtu siç ishte një “kthesë dramatike” negative refuzimi i pëlqimit nga Hungaria, po aq kthesë dramatike ishte kur Austria në momentin e fundit e ndryshoi qëndrimin e saj dhe siguroi një shumicë të vogël të kualifikuar për propozimin. Është e sigurt se kjo kthesë nuk do të kishte ndodhur pa negociata (ndoshta delikate) pas dyerve të mbyllura.