Avionët izraelitë bombarduan një shtëpi në Gaza, u vranë 6 palestinezë

Të paktën 6 palestinezë u vranë në sulmin ajror që avionët izraelitë kryen ndaj një shtëpie në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Mbrojtja Civile në Gaza thuhet se ekipet nxorën trupat e pajetë të 6 personave nga rrënojat e një shtëpie që u sulmua nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin e Gazës.

Sulmi ajror është kryer ndaj një ndërtese 4-katëshe që përket familjes Al-Arir në zonën e “Tregut Valutor” të qytetit dhe se në mesin e 6 personave të vrarë ka një fëmijë si dhe dy gra, prej të cilave njëra shtatzënë.

Civilët e plagosur u dërguan për trajtim në spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e shtëpisë që u bombardua.