AUV: Higjienë e dobët në objektet ushqimore në qendrat turistike, dy ton ushqime të pasigurta të shkatërruara

Higjienë e dobët në objektet ku shiten ushqime, masa të pazbatuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, mirëmbajtje joadekuate e frigoriferëve. Këto janë vetëm disa nga mospërputhjet që janë konstatuar nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në qendrat turistike të Maqedonisë në Ohër, Strugë dhe Dojran. Kontrollet e jashtëzakonshme i kanë bërë në periudhën 18-21 korrik, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

“Në katër qendrat turistike janë kryer gjithsej 68 kontrolle të jashtëzakonshme. Mospërputhjet i referohen ngrirjes së produkteve dhe preparateve të mishit si aktivitet i pa miratuar për restorantet, johigjiena në vetë ambientet ushqimore, kontrollet sanitare të pa kryera të punonjësve”, bën të ditur AUV.

Në kontrolle është konstatuar gjithashtu se nuk mbahen evidenca për praktikat e mira të prodhimit dhe higjienës, si dhe nuk janë të shënuara alergjenët e produkteve, por janë shitur edhe produkte pa deklarim.

“Inspektorët e ushqimit dhe veterinerët zyrtarë të AUV-së kanë nxjerrë 14 vendime për heqjen e mospërputhjeve të konstatuara. Për operatorët ushqimorë janë zbatuar 11 masa edukative dhe po aq gjoba. Afro 200 kilogramë ushqime janë asgjësuar si të pasigurta, kryesisht mish i ngrirë, peshk, përpunim mishi dhe lloje të tjera ushqimore”, njofton AUV.

Temperaturat e larta janë rrezik për helmim nga ushqimi, prandaj duhet pasur kujdes se çfarë dhe ku blen dhe ha. Është e nevojshme të kujdeset për ushqimin, datën e skadencës dhe ruajtjen e duhur, për të blerë nga vende të verifikuara ku ka kushte dhe ku produktet, veçanërisht ato me origjinë shtazore që prishen lehtë.

“Duhet të shmanget blerja dhe konsumimi i ushqimeve me ambalazh të dëmtuar (të shtypur, të fryrë apo të plasaritur). Produktet e ftohta ose të ngrira duhet të blihen në fund të blerjeve dhe ushqimet që prishen si mishi, qumështi, vezët etj, nuk duhet të ruhen për një kohë të gjatë në makina dhe mjete të tjera transporti. Duhet të shmangni blerjen e ushqimeve të ftohta ose të ngrira që prishen që mbahen jashtë frigoriferit ose ngrirësit”, rekomandon AUV.

Përveç kësaj, ushqimi i ftohtë duhet të mbahet në një temperaturë më të ulët se 5 gradë Celsius dhe ushqimi që do të gatuhet duhet të përpunohet termikisht në një temperaturë më të lartë se 60 gradë Celsius. Frutat dhe perimet duhet të lahen mirë përpara përdorimit, ndërsa mishi, qumështi dhe vezët duhet të përpunohen mirë termikisht.