Deri më 31 gusht, EMV ofron mundësi për kyçje falas në sistemin e ngrohjes në Shkup

SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) deri më 31 gusht ofron mundësinë për kyçje falas në sistemin e nxemjes qendrore  për konsumatorët e shkyçur, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni i kyçjes zbatohet sipas parimit “i pari i regjistruar, i pari i shërbyer”, ndërsa vlen për të gjithë konsumatorët e interesuar që kanë mundësi teknike, por nuk janë të kyçur në sistemin e energjisë termike. Përfitimet e aksionit për kyçje falas vlejnë vetëm për objektet të cilat janë të kyçura në sistemin qendror të ngrohjes dhe kanë mundësi teknike për kyçje të banesës apo hapësirës afariste”, thuhet në kumtesën e SHA EMV.

Që ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim falas, konsumatorët e interesuar duhet jo më vonë se 31 gusht të paraqesin një kërkesë me shkrim për anëtarësim në njërën nga pikat për konsumatorët e “Elektranat së Maqedonisë së Veriut”.

Nga EMV njoftojnë se pas përfundimit të aksionit, gjegjësisht nga 1 shtatori të vitit 2023, kyçja do të paguhet në tërësi në përputhje me çmimin e vlefshëm.

Për t’u informuar rreth procedurës së anëtarësimit, konsumatorët mund të lajmërohen në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorët në numrin e telefonit 02/3076-200 dhe 075/400-100.