Autobus i NTP-së aksidentalisht u përplas në rrethojën prej betoni afër Mavrovkës, dy persona u dërguan në spital

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur para Mavrovkës në Shkup. Një autobus i NTP-së u përplas në rrethojën mbrojtëse prej betoni, transmeton Portalb.mk.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 dhe është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup. Sipas informacioneve, një udhëtar dhe shoferi i autobusit të aksidentuar, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Për momentin nuk dihet shkaku i aksidentit dhe nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal policia dhe po kryen hetimet.

Foto: Faton Curri/Portalb.mk
Foto: Faton Curri/Portalb.mk