Arianit Ramadani në OpenMic: Rinia t’i dëgjojë më shumë këngët e vjetra, muzika e vështirë por dëshira është më e madhe
Në episodin e 22 të OpenMic në Portalb.mk flasim me këngëtarin Arianit Ramadani.
Ai edhe pse ende është në studime për muzikë është tejet aktiv me mbrëmje dhe aktivitete tjera muzikore
Me Arianitin biseduam për muzikën, sfidat me të cilat muzika dhe artistët e ri përballen sot, mbrëmjet muzikore dhe shumë të tjera.
Arianiti tha se duhet më shumë të vlerësohen këngët e vjetra
“Kanë kuptim shumë të bukur dhe gjithmonë nëpër repertorët që i këndoj nëpër mbrëmje të ndryshme, gjithmonë i përdori këngët e vjetra dhe shpresoj që mos ta humbim këtë traditë, sidomos rinia t’i dëgjojë më shumë këngët e vjetra”, tha Ramadani.
Ai madje tha se sot ka shumë këngëtarë të cilët bëjnë këngë të cilat dëgjohen dy-tre javë dhe harrohen.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.