Apple do të lançojë dy modele të reja të AirPods në Shtator

Apple planifikon të lançojë modelet e reja të segmentit të ulët dhe të mesëm të kufjeve AirPods, transmeton PcWorld.

Dy modelet e reja do të zëvendësojnë gjeneratën e dytë dhe të tretë. Të dy kanë një pamje të ridizajnuar, një portë USB-C në vend të Lightning dhe bisht më të shkurtër ngjashëm me AirPods Pro së bashku me cilësi të përmirësuar audio.

Versionet e segmentit më të lartë do të kenë Active Noise Cancellation (ANC) duke e bërë të disponueshëm këtë teknologji në një nivel më të ulët çmimi.

Kujtojmë se teknologjia ofrohej vetëm për AirPods Pro. Sipas Bloomberg do të lançojë një gjeneratë të tretë të AirPods Pro vitin e ardhshëm.

Çfarë nuk u përmend në raport ishin kufjet AirPods Max ndërsa kanë kaluar katër vite që kur Apple i nxori në shitje.