Anulohet protesta e NQP-së, punëtorët e morën rrogën e korrikut
Protesta e paralajmëruar për nesër nga të punësuarit e Ndërmarrjes Qarkulluese (Transportuese) Publike në Shkup anulohet pasi ata e morën rrogën për muajin korrik, transmeton Portalb.mk.
Përfaqësuesit e sindikatave në NQP sot ishin në Qytetin e Shkupit ku kanë pritur të kenë takim me kryetaren Danella Arsovska, por takimi nuk u bë.
Micko Stojanovski, kryetari i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese në NQP-së njoftoi se rogat për muajin korrik u lëshuan.
Ai kërkoi që rrogat në vijim të paguhen me kohë dhe të gjendet zgjidhje konkrete që të mos ketë probleme të tilla në të ardhmen.
Paraprakisht ata njoftuan se nëse nuk i marrin rrogat për muajin korrik sot, nesër do të protestonin dhe nuk do të qarkullonin autobusët.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, punëtorët e NQP-së protestuan për shkak të rrogave të papaguara. Për herë të parë në historinë e tij që kur ka transport publik, kryeqyteti mbeti pa transport publik. Një ditë më vonë autobusët e NQP-së janë u rkithyen në rrugë pasi Qyteti i Shkupit siguroi rrogat, konkretisht rreth 2 milionë euro u ridestinuan nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NQP “Shkup”. Ndërkaq, kryetarja e Danella Arsovska pati kërkuar të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh ndërmarrjes.
- LEXO: Këshilli i Qytetit të Shkupit e votoi vendimin për subvencione për NQP Arsovska kërkon që të gjitha borxhet ndaj kompanisë të shlyhen
- LEXO: Autobusët rifilluan qarkullimin, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së
- LEXO: Këshilli i Qytetit të Shkupit vendosi në lidhje me kërkesën e punëtorëve të transportit publik në Shkup