Anglezët 10 milionë euro për Rashicën

Norwich City kërkon 10 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica. Kështu është bërë e ditur të martën nga mediumet angleze. Rashica ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez që garon në “Championship”, raporton Koha.net.

Galatasaray është i gatshëm të paguajë shtatë milionë euro për sulmuesin e krahut. “Nëse do të kisha Max Aaronsin dhe Milot Rashicën në skuadrën time, do të isha shumë i lumtur”, ka thënë trajneri i Norwichit, David Wagner.

Norwichi e huazoi në shtator të vitit të kaluar 27-vjeçarin te skuadra e Galatasarayt. Rashica e fitoi titullin me gjigantin turk. Në Superligën turke shënoi katër gola dhe asistoi shtatë herë në 26 ndeshje. Dy gola në katër ndeshje i shënoi edhe në Kupën e Turqisë.

Rashica është kthyer te Norwichi që po përgatitet për edicionin e ri.