Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Naqe Georgiev, do ta zgjedh djalin e tij për gjyqtar

Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor, gjykatësi suprem, Naqed Georgiev, së shpejto do ta zgjedh djalin e tij për gjykatës. Djali i Georgiev sapo e ka mbaruar Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publik në gjeneratën bashkë me djalin e ish kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, bashkëshortes së prokurorit Islam Abazi, djalin e gjykatësit të apelit Enver Bexheti dhe familjarëve të tjerë të funksionarëve gjyqësor, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas ekspertëve të Antikorrupsionit, jo vetëm që situata në rastin e votimit të babait për djalin është joetike, por ka edhe konflikt serioz të interesit.

“Nuk ka mundur babai të pret dhe të përmbahet nga kandidatura për anëtar të Këshillit Gjyqësor kur e ka ditur se djali këtë vit do ta mbarojë trajnimin dhe së shpejti do të duhet të gjendet në Këshillin Gjyqësor për t’u zgjedhur gjykatës në ndonjë prej gjykatave themelore? Edhe të përjashtohet, prapë Naqe Georgiev atje është anëtar dhe ka ndikim”, flasim për SDK disa ekspertë.

Kujtojmë se, euroambasadori Dejvid Gir më pesë korrik njoftoi se, Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor, pas disa skandaleve dhe trazirave së fundmi. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor në muajin maj ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill. Në seancën e Këshillit Gjyqësor ka pasur debat kur Dameva ka refuzuar të vendosë një pikë votimi që nuk ishte në rend dite. Zëvendësi i saj Selim Ademi bëri thirrje për votim për shkarkimin e saj. Ai është mbështetur nga shtatë anëtarë dhe ka deklaruar se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

Pas skandalit ka ardhur një reagim nga ambasada amerikane. Nga aty theksuan se anëtarët e Këshillit kanë për detyrë ndërtimin e një sektori të pavarur gjyqësor. Pas dorëheqjeve të dy gjyqtarëve, Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të dorëzojnë dorëheqjet. Gjykatësit kanë ardhur në pozitë tanimë tetë muaj, ndërkaq mandati i tyre është gjashtëvjeçar.