Ambasadori bullgar në Shkup refuzoi ta marrë notën e protestës

Ambasadori bullgar Zheljasko Radukov, i cili sot pasdite ishte thirrur në MPJ të Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimit diplomatik të mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në takimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në Sofje, ka refuzuar ta marrë notën e protestës.

Siç konfirmojnë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ambasadori bullgar e ka refuzuar notën e protestës, me përmbajtjen e së cilës është njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit i cili e ka zhvilluar bisedën.

Sot (16 shtator) në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë është thirrur ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Zheljasko Radov, ku është shprehur shqetësimi për devijimin nga protokolli i rënë dakord për fotografimin e dy presidentëve, si dhe është kërkuar shpjegim nga pala bullgare.

Në bisedën me ambasadoren bullgare u theksua se takimi dhe dreka e përbashkët e dy presidentëve u zhvillua në një atmosferë miqësore, thonë nga MPJ-ja e Maqedonisë.

Më 15 shtator nga kabineti i kryetares Gordana Siljanovska – Davkova thanë se do të kërkojnë shpjegim nga pala bullgare, sepse siç thonë ata, edhe pse nuk ishte planifikuar të fotografoheshin në hapësirë ​​të mbyllur, presidenti Radev e ftoi presidenten që të fotografohen së bashku para flamurit bullgar.

LSDM opozitare disa herë ka reaguar ashpër ndaj, siç gjykojnë ata, debaklit diplomatik që përjetoi shteti maqedonas në Bullgarinë fqinje, i cili “poshtëron popullin maqedonas”. VMRO-DPMNE në pushtet u përgjigj se LSDM duhet të ndalojë manipulimin e publikut “dhe të shikojë në pasqyrë për të gjitha tradhtitë që ka bërë ndaj popullit maqedonas”.