Muzafer Livoreka në #TROÇ: Suksesi nuk kalon domosdo nga gjimnazi

Në shkollën profesionale tani nuk vijnë nxënësit e dobët, por ata që kanë talent, kështu thotë drejtori i shkollës profesionale në Tetovë Muzafer Livoreka në #TROÇ.

Ai tregon se përmes projekteve praktike i motivon nxënësit dhe në të ardhmen planifikohet një sistem i ri i mësimit ku pjesën më të madhe do ta marrë praktika.

Profesori thotë se nxënësit shpesh nuk janë kundër zanatit por i gjithë paragjykimi vjen nga prindërit, të cilët ende janë të bindur se suksesi domosdoshmërisht vjen nga gjimnazi ose fakultetet.