Aksident në Kukës, makina me targa të RMV-së goditi një kamion, ka të plagosur
Një aksidentin e rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit në Kukës. Mësohet se dy nga të plagosurit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.
Njëri prej tyre ka marrë dëmtime në këmbë, tjetri në krah dhe janë aktualisht duke marrë mjekim në Spitalin e Kukësit.
Mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut ka goditur nga pas kamionin e kompanisë që mirëmban Rrugën e Kombit. Makina me targa të Maqedonisë së Veriut po udhëtonte drejt Kosovës.