Aksident midis katër veturave në afërsi të stacionit hekurudhor në Shkup, s’ka të lënduar

Një aksident trafiku ndërmjet katër veturave mëngjesin e sotëm është shkaktar i ngarkesës së trafiku rreth stacionit hekurudhor në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe sipas informacioneve nga policia nuk ka persona të lënduar.

Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi informacionin për MIA-në.

“Sot në mëngjes në orën tetë në udhëkryqin e bulevardit ‘Koço Racin’ me bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’ është raportuar një aksident trafiku në mes të katër veturave. Nuk raportohet për persona të lënduar”, kanë thënë për MIA-n nga MPB.

Nga aty shtojnë se në vendin e aksidentit momentalisht është duke u bërë inspektim.

Paraprakisht semaforët nuk kanë funksionuar në këtë kryqëzim në asnjërën drejtim, gjë që ka qenë shkak i bllokimit të trafikut.