“Air Baltic” do të fluturojë nga Shkupi në Riga nga 2 maji i vitit të ardhshëm

Linja ajrore kombëtare Letoneze “Air Baltic” do të fillojë linjën ajrore Riga-Shkup-Riga nga 2 maji i vitit të ardhshëm. Destinacioni i ri që lidh kryeqytetin e RMV-së është përfshirë në orarin veror të fluturimeve të “Air Baltic”, ndërsa së bashku me Shkupin, Riga gjatë verës së ardhshme do të lidhet edhe me Lubjanën dhe Prishtinën, njofton Portalb.mk.

Në linjën Riga-Shkup-Riga, Air Baltic do të fluturojë dy herë në javë me Airbus A220-300. Biletat e linjës së re tashmë mund të blihen në faqen e kësaj kompanie ajrore.

Linja ajrore informoi se kanë analizuar me kujdes tregun me kërkesat e pasagjerëve dhe këtë herë kanë identifikuar mundësi për të zgjeruar rrjetin në Evropën Qendrore dhe Juglindore.