70 vozitës u sanksionuan në territorin e Çairit, 22 pa patentë shofer

Gjatë ditës së djeshme (22.10.2023) në periudhën prej orës 16:00 deri në ora 20:00, policia ka kryer kontroll në territorin e Komunës së Çairit në Shkup, për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 70 drejtues mjetesh, nga të cilët 22 për drejtim mjeti pa patentë shofer, tetë drejtues mjetesh kanë qenë pa certifikatë mjekësore gjatë drejtimit të transportit publik.

Janë vendosur 10 masa për foliat e vendosura pa leje (xhama të lyer), shtatë sanksione për leje qarkullimi të skaduar… Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të komunikacionit që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thanë nga MPB.