7 vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të gjithë në pritje të “bombave”

Sot mbushen 7 vjet nga njëra ndër vrasjet më misterioze të ndodhura në Maqedoninë e Veriut. Më 12 prill të vitit 2012-të, Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe peshkatari Borçe Stevkovski u gjetën pa shenja jete në Liqenin e Smillkovës, në rrethin e Shkupit, shkruan Portalb.mk.

Për rastin në fjalë, organet shtetërore zhvilluan aksion nën emrin e koduar “Monstra” dhe arrestuan dhjetëra shqiptarë, në mesin e të cilave kishte edhe gra. Pas kësaj, MPB doli me deklaratë, duke e shkelur prezumimin e pafajësisë dhe duke deklaruar se vrasjen e kanë kryer disa “ekstremistë islamikë” për të shkaktuar frikë në opinion.

Procesi gjyqësor për palën mbrojtëse ishte i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë personat që e kanë kryer vrasjen. Megjithatë, Gjykata Penale e Shkupit, pas dy vitesh gjykim, i dënoi me burgim të përjetshëm Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Aziriin, Sami Lutën dhe dy të akuzuarit tjerë që janë në arrati Alil Demirin, dhe Afrim Ismailoviqin. Sejdi Rami u lirua, pasi që sipas Gjykatës, nuk kishte prova.

Rasti në fjalë ka shkaktuar bujë në madhe në opinion duke akuzuar pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së për inskenim të rastit. Për atë, me mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve kishte dhe intelektualë një muaj me radhë dolën në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj dënimit të bashkëqytetarëve të tyre, të cilët, sipas tyre, ishin të pafajshëm dhe se i tërë ky rast ishte konstruuar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë, të cilin atëkohë e udhëhiqte kushëriri i kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.

Gjatë protestave, policia përdori dhunë, gjegjësisht topa uji dhe bomba me gaz lotsjellës, ndërkaq pasi që të njëjtët thyen disa nga dritaret nga kompleksi i gjykatave në Shkup, 6 shqiptarë u arrestuan dhe më pas u dënuan me nga tre vjet burg.

Avokatët e të dënuarve me burg të përjetshëm, vazhdimisht kanë deklaruar se ky është rast i montuar politik dhe se pas këtij rasti fshihet pushteti i Nikolla Gruevskit.

“Bombat”, apo bisedat e përgjuara që lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev filloi t’i publikojë, ishin shpresa e vetme për të dënuarit. Ai vetë në disa raste ka  thënë se të dënuarit janë të pafajshëm dhe se ekzistojnë biseda të përgjuara për rastin në fjalë, por megjithatë të njëjtat nuk u publikuan kurrë.

Për shkak të dyshimeve  të mëdha dhe mungesës së provave, por edhe mundësisë së ekzistimit të telefonatave të përgjuara, pasi erdhi në pushtet LSDM-ja, Gjykata Supreme solli vendim që lënda të kthehet në rigjykim që të hiqen të gjitha dyshimet për rast të montuar dhe njëkohësisht të dënuarit të lirohen nga burgu.

Ish të burgosurve iu lejua që të mbrohen në liri, lëndën e mori nën kompetenca Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq e gjykon trupi i ri gjykues prej gjykatësit kryesor Ognen Stavrev dhe zëvendësit të tij, Osman Shabani.

Procesi gjyqësor ende vazhdon, por edhe pse është përfolur se PSP do t’i nxjerrë materialet e përgjuara eventuale, për të cilat edhe e mori nën kompetenca lëndën, deri më tani, asgjë nuk kanë publikuar. Pritet që në periudhën në vazhdim Specialja të nxjerrë dëshmi të reja, të cilat të gjithë i presin për ta kuptuar të vërtetën rreth vrasjes misterioze.

Më poshtë ua sjellim kronologjinë e ndodhive në pika të shkurtëra:

12 prill 2012 – 4 djelmosha të rinj (18 deri 21 vjeç) dhe një peshkatar 46 vjeçar u vranë në mënyrë misterioze në Liqenin e Smillkovës.

Të vrarët në Liqenin e Smillkovës
Të vrarët në Liqenin e Smillkovës

1 maj 2012 – Në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, GordanaJankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë.

'Monstra', herë atë të marte, herë këtë të enjte?

Jankulloska shkeli prezumimin e pafajësisë duke e vendosur veten në vend të Gjykatës dhe pa verdiktin e gjykatës, ajo tha se personat e njëjtë janë të rrezikshëm për religjionin e krishterë, përcjellë Portalb.mk.

8 maj 2012 – Haki Aziri u mor si dëshmitar i fshehur, por pasi që i njëjti hoqi dorë nga ky status, i njëjti u akuzua për të njëjtën vepër – terrorizëm.

Haziri gjatë deklarate më 10 janar të vitit 2013 ka thënë se nga 1 deri 7 maji i vitit 2012, kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanit, duke i ka thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje nëse nuk pranonte që Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

“Kur më arrestuan, inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”, tha Haziri. Ai ka shtuar se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg,

Shtator 2012 – Prokuroria propozon dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e Koduar “E1”.

Dhjetor 2012 – Filloi procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, të cilin e udhëhoqi gjykatësi Ivica Stefanovski. Dëshmia e vetme në bazë të së cilës akuzoheshin personat për terrorizëm ishte deklarata e dëshmitari të fshehur “E1”. Si prova tjera materiale në atë kohë Prokuroria i kishte cilësuar disa biseda telefonike mes të akuzuarve, Kuranin dhe disa libra fetarë të gjetur në shtëpitë e të akuzuarve, por edhe këngën “Për ty Gostivar” të kënduar nga Gold AG, që është gjetur në kompjuterin e njërit prej të akuzuarve. Provë tjetër kontestuese ishte edhe vetura “Opel Omega”, me të cilën Prokuroria kishte deklaruar se të akuzuarit kanë lëvizur me të njëjtën veturë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Ky automjet asnjëherë nuk u lejua që të shikohet nga afër, por vetëm nëpërmjet fotografive.

Rasti "Monstra", vetura Opel Omega
Rasti “Monstra”, vetura Opel Omega

30 qershor 2014 – Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për shkak mungesës së provave, Sejdi Rami u shpall i pafajshëm. Demiri dhe Ismailoviq vazhdojnë të jenë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar në Maqedoni.

Rasti Monstra

Korrik 2014 – Protesta masive në Shkup, qytete të Maqedonisë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Penale në Shkup për dënimin me burg të përjetshëm. Në protesta ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. Policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kishin dalë për të kërkuar drejtësi. E njëjta hodhi bomba gazi lotsjellës, por ishte dhe e pajisur me topa uji. Policia asokohe formoi kordon policor te Q.T. Mavrovasja dhe nuk i lejoi protestuesit që të marshojnë deri përpara Qeverisë. Sipas informimit zyrtar të policisë, gjatë protestës janë lënduar 12 policë dhe është shkaktuar dëm material. Njëkohësisht sipas dëshmive me foto dhe video, ka pasur të lënduar edhe protestues, transmeton Portalb.mk.

30 korrik 2014 – 6 protestues u dënuan me nga 3 vjet burg për “pjesëmarrje në turmë”, pasi që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”.

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup
Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne Shkup

9 shkurt 2015 – Lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, ka filluar me publikimin e “bombave”. Prej kësaj date lindi shpresa se ndoshta në ato materialet që Zaev publikonte krimin e pushtetit të Gruevskit ndodhet e vërteta për “Monstrën”. Vetë lideri i LSDM-së, ka thënë se ka materiale të përgjuara, por që të njëjtat nuk u publikuan.

Muaji mars u takon ''Bombave" të Zaevit"
”Bombat e Zaevit”

15 shtator 2015 – Në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës, u formua Prokuroria Speciale e cila do t’i hetonte materialet e përgjuara apo “bombat” e Zaevit. E njëjta i mori të gjitha bisedat telefonike nga lideri i LSDM-së. Tani shpresa për zbardhjen e “bombave” eventuale u transferua te Prokuroria Speciale, prej së cilës edhe familjarët e të vrarëve, por edhe atyre të dënuarve vazhdimisht kanë kërkuar që e njëjta të tregojë nëse ka materiale të përgjuara dhe ta marrë rastin nën kompetenca. Prokuroria Speciale, arsyetohej se nuk mundet që ta marrë rastin në kompetenca pasi që duhet që të votohet ligji për dëshmitarët e mbrojtur.

Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale

3 tetor 2017 – Prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën publike të Gjykatës Supreme, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgimet e përjetshme në rastin “Monstra”, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Penale, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit kërkoi pezullim të aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthimin e lëndës në rigjykim.

1 dhjetor 2017 – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin në lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë.

Të liruarti e rastit Monstra

Njëkohësisht, pas më shumë se 5 viteve burg, u liruan të dënuaritSami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe FejziAziri janë liruar nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri përkohësisht është liruar nga burgu (për shkaqe shëndetësore) pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.Në arrati vazhdojnë të jenë edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë, përcjellë Portalb.mk.

  • 12 shkurt 2018 – Filloi rigjykimi. Gjykatësi i parë i lëndës është Ognen Stavrev, ndërkaq i dyti Osman Shabani.
  • 21 mars 2018 – Rastin “Monstra” përfundimisht e mori nën kompetenca Prokuroria Speciale Publike.

Portalb.mk më poshtë ua sjell të gjitha seancat që nga marrja nën kompetenca nga Prokuroria Speciale.
(Këtu nuk janë përfshirë seancat të cilat janë anuluar, gjegjësisht nuk janë mbajtur për arsye të ndryshme)

LEXO SHKRIME TJERA NË LIDHJE ME RASTIN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button