Monstra, hetuesia nxjerrë dëshmitar të fshehur për Smilkovcin

Një dëshmitar i mbrojtur i shpallur me pseudonimin E1 do të jetë kyç në hetimet dhe zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Televizioni Kanal 5 ka theksuar se dëshmitari i mbrojtur për dy javë do të merret në pyetje dhe do të jap dëshminë e tij para gjykatës penale.

Avokatët mbrojtës kanë shprehur mëdyshje nga dëshmia që do të sjellë ky dëshmitar i mbrojtur. Avokatët mbrojtës kanë theksuar se hetuesia ka stërzgjatur hetime dhe nuk ka prova të mjaftueshme.

E1 siç thuhet do të dëshmojë në kushte të veçanta dhe kritere, duke i`u fshehur identiteti dhe pamja e tij, por edhe zërin. Në procesin gjyqësor do të jenë të pranishëm edhe avokatët dhe të akuzuarit. Në operacionin “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc policia kishte mbajtur si dëshmitar të mbrojtur Haki Hazirin, i cili kishte kërkuar që të heq dorë nga ky status dhe është shndërruar si pjesë e gjashtë të dyshuarve për terrorizëm dhe ndihmë – pjesëmarrje në vrasjen e pesëfishtë.

Deri në fund të muajit tetor pritet të përfundojnë hetime dhe të ngritet akuza kundër të akuzuarve, në të kundërtën ata do të duhet të lihen të lirë. Në burgjet e Manastirit dhe Prilepit tashmë gjenden katër të dyshuarit për vrasjen në Smilkovc që ndodhi në prill të këtij viti, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë në arrati. Përfaqësuesit ndërkombëtar në Maqedoni kanë kërkuar një proces transparent hetimor dhe shmangien e ndikimeve politike në mbylljen e rastit të vrasjes së pesëfishtë. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button