(VIDEO) “Bomba” e Zaevit: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin

“Të gjithë do të mësojnë të vërtetën. Sot do të mësoni si më kanë përgjuar mua edhe kur nuk isha lider i opozitës”, tha Zaev.

Nga afera e përgjimeve, sipas Zaevit janë përgjuar të gjithë funksionarët, politikan, gazetarë, aktivist të ndryshëm, bashkësitë fetare etj, përveç Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

Zaev thotë se Sasho Mijallkovi dhe Nikolla Gruevski kanë përgjuar mbi 20 mijë njerëz dhe se LSDM-ja ka dorëzuar padi penale ndaj tyre.

Në këto momente në sallën e konferencave në LSDM, para të pranishmëve gazetarë të shumtë është lëshuar audioja e përgjimit që i është bërë Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit.

Zaev njoftoi se përgjimet janë bërë nga MPB dhe DBK-ja në bashkëpunim me kompanitë e telefonave. Përgjimi është bërë nga vetë shteti dhe jo nga agjenci të jashtme.

Sipas Zoran Zaevit në mesin e funksionarëve që janë përgjuar nga Mijallkovi dhe Gruevski janë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish lideri i RDK-së, Rufi Osmani deh Lubco Georgievski.

Krahas politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve është përgjuar edhe BFI, shoqata joqeveritare, biznesmen, kisha, gjykata.

“Mijallkovi dhe Nikolla Gruevski kanë përgjuar edhe ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovskën dhe Zoran Stavrevskin”, tha Zaev.

Prezantohet audio zari nga përgjimi i bisedës mes Gordana Jankullovskës dhe Zoran Stavrevskit ku Jankullovska fletë për atë se si e ka provokuar Tito Petkovskin.

LSDM-ja, ka ngritur padi penale ndaj Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit dhe Goran Gruevski drejtor në drejtorinë e pestë të MPB.

Zaev prezanton para gazetarëve audio zërin ku është përgjuar.

Zaev deklaron se ai është përgjuar 4 vite me radhë. Zaev tregon CD e përgjimit qe i është bërë atij, liderëve të opozitës dhe gazetarëve. Sipas tij bëhet fjalë për një përgjim masiv.

Në audio dëgjohet shumë pastër zëri ku Zoran Zaev flet me kolegë, gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë , me familje, duke folur me vajzën e tij.


Lajme të ngjashme

Back to top button