Aksioni policor “Monstra”, pesë vite padrejtësi

Pesë vjet nga aksioni policor “Monstra”. Familjarët e personave të arrestuar kujtojnë aksionin e tmerrshëm policor në të cilin ishin prangosur dhjetëra persona në mesin e të cilëve edhe gra të moshuara dhe vajza të reja. Përkundër dënimit të gjashtë personave me burg të përjetshëm, familjarët megjithatë akoma presin drejtësinë siç thonë e vërtetë, shkruan Alsat-M.

Është pesë vjetori që ne orvatemi dhe endemi që tu tregojmë njerëzve se ne nuk jemi vrasësit por vrasësit e patë edhe ju se ku gjinden fantomë ku gjendet organizimi , kush i mbron dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë ka ndodhë para mediumeve dhe gazetarëve , por ne që nuk kishin as mbrojtje, lere se na kanë trishtuar neve fëmijët grave por edhe fqinjët dhe kanë mundur të na vrasin pa mos e ditur se kush jemi- tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarit në rastin “Monstra”.

Pesë vjet më parë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullova në prani edhe të ish zv.minsitrit Xhelal Bajramit dhe ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov duke e cilësuar si të suksesshëm aksionin tha se janë arrestuar vrasësit duke i etiketuar madje edhe si radikal islamik.

MPB-ja ka arrestuar autorët e vrasjes makre tek liqeni i Smillkovcës. Bëhet fjalë për një grup personash nga Shkupi. Ata janë mbështetës radikalistë islamik, të rrezikshëm edhe për të krishterët por edhe për myslimanët. Kundër përfaqësuesve të grupit do të ngrihen padi penale për veprën penale të terrorizmit – ka thënë asaj kohe Gordana Jankullovska, ish-ministre e brendshme.

Dënimi me burg të përjetshëm të gjashtë personave ngjalli protesta të shqiptarëve të cilët kundërshtonin këtë vendim gjyqësor duke e cilësuar të njëjtin si të motivuar politikisht. Për rastin Monstra disa herë u përfol se ekzistojnë biseda të përgjuara por të njëjtat ende nuk janë bërë publike. Prokuroria Speciale disa herë ka kërkuar që ky rast t’i kalojë për hetim këtij institucion por kërkesa e saj tani disa muaj nuk shqyrtohet nga Këshilli i Prokurorëve. Vendimi përfundimtar për këtë rast pritet të merret nga Gjykata Supreme ku nga kjo gjykatë është konfirmuar se seanca do të zhvillohet brenda këtij muaj në një seancë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button