Zaev: ‘Ekzistojnë dyshime serioze rreth rastit Monstra’ (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, theksoi se ekzistojnë dyshime serioze rreth rastit “Monstra”, duke u distancuar nga një shkrim i mëhershëm që citonte pikërisht atë. Në një gazetë gjermane, “Di Cajt” sot shkruhet se Zaev kishte theksuar se të dënuarit për vrasjen në liqenin e Smillkovës janë të pafajshëm, dhe po e vuajnë më kotë dënimin në burg.

Por sot, Zaev konfirmoi për gazetarët se deklarata e tij nuk ka qenë ashtu, pasi ai ka shprehur vetëm qëndrimin se ka shumë dyshime dhe mjegull për rastin. Ai tha se përgjimet për të do të shpallen shumë shpejt, edhe pse nuk precizoi datën. Zaevi ritheksoi se qytetarët do ta mësojnë të vërtetën pas shpalljes së bombave mbi këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button