Luta, Ismailoviq dhe Aziri të dënuar të rastit “Monstra” u lëshuan në liri, u pritën me duartrokitje dhe lot (VIDEO)

20.45  U liruan edhe Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri, njofton Portalb.mk.

“I falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrah, deri sot. Kjo ka qenë periudhë e rëndë, burg të lehtë nuk ka. Në Idrizovë nuk në kanë keqtrajtuar, nuk ka qenë si në Manastir. Që pesë vite e shtatë muaj kemi qenë në burg, e ndjej vetën të pafajshëm. Gjëja e parë që është të takohem më nënën”, tha Agim Ismailoviq.

“Ju falënderoj të gjithë, gazetarët dhe OJQ, të gjithë ata që kontribuan që e vërteta të del në shpesh. Shpresoj që së shpejti të dalin edhe vrasësit e vërtetë. Emocionet janë të tepërta”, tha Haki Aziri.

Ndërsa Fejzi Aziri që është në Burgun e Shtipit pritet të lirohet gjatë ditëve në vijim.

20.20- Sami Luta, i burgosur në burgun e Shuto Orizares doli nga burgu. Ai u prit me duartrokitje dhe britma gëzimi nga familjarët.

19. 35- Ende pritet. Video nga dy burgjet.

Familjarët shprehen se me padurim i presin të dalin dhe se janë të pafajshëm të burgosurit.

17.45 I burgosuri Sami Luta nga burgu i Shuto Orizares pritet të lirohet në çdo moment, atë e presin familjarët. Ndiqni drejtëpërdrejtë në Portalb.mk.
Gjithashtu pritet të lirohen edhe dy të tjerë janë në Burgun e Idrizovës. Në ora 20 duhet të lirohet Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri. Gazetari i Portalbit do të kyçet drejtpërsëdrejti edhe nga atje. Ndërsa Afrim Ismailoviq është në Burgun e Shtipit.

Avokati Naser Raufi në një deklaratë për Portalb tha se të burgosurit do të jenë të lirë të shkojnë në shtëpi dhe do të duhet të paraqiten në Gjykatë rregullisht deri sa pritet të caktohet data e ri-gjykimit.

Familjarët para burgut të Shuto Orizares
Familjarët dhe avokati para burgut të Shuto Orizares

 

16.00- Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë njofton Portalb.mk.

“Të akuzuarve A.I., F.A.m H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy  herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Ndryshe, para një jave Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, nënkupton që Prokuroria që nga fillimi duhet të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që janë shfuqizohuar vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

“Monstra”

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button