Fejzi Aziri i rastit “Monstra” gjykohet edhe për një rast tjetër

Fejzi Aziri i cili përmes shkallës së parë është i gjykuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc, përsëri u ul në bankën e të akuzuarve, por kësaj here për një rast tjetër, për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.

Për atë vepër Aziri njëherë ka qenë i liruar, por pas ankesës së prokurorisë, gjykata e apelit e ktheu procesin në fillim.

Sot, para gjykatës kanë dëshmuar tre ekspertë, përderisa i akuzuari Aziri prej tri dëshmitarëve të është përmbajtur në deklaratat e dhëna në procedurën hulumtuese para pesë viteve. Edhe prokuroria edhe mbrojtja e dhanë fjalët e fundit.

Në fund të nëntorit të vitit 2009, sipas informatave të buletineve policore ka pasur përleshje me armë në fermën në Belimbegovo e cila ka qenë nën zotërim të Fejzi Azirit.

Tre traktoristë në afërsi të fermës kanë qenë caku i sulmit, ndërsa policia pas kontrollit ka gjetur pesë dhjetë gëzhoja. Gjatë kontrollit në fermë janë gjetur edhe pesë pushkë.

VERZIONI DESKTOP