Vazhdon drama e Hakiut, nga dëshmitar i fshehtë kthehet në të akuzuar për terrorizëm

I arrestuari Haki Haziri nga statusi i dëshmitarit të mbrojtur që kishte, u bë i dyshuar për terrorizëm. Kështu njoftoi Gjykata penale në një kumtesë duke shkuar se hetimi për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë është zgjeruar për edhe në një të dyshuar, gjegjësisht se Haziri është i dyshuari i gjashtë për veprën penale terrorizëm.

Haziri ndodhet në burgun e Prilepit për të mbajtur paraburgimin 30 ditor, të shqiptuar nga Gjykatësi Hetues. Ndërkohë babai i Hakiut, Safet Haziri, vazhdon të kërkon drejtësi nga organet kompetente, nga të gjitha subjektet politike, organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

“Ka zëra se djalin tonë janë duke e mbajtur shërbimet policore dhe po tentojnë me dhunë ta detyrojnë të dëshmojë kundër 5 të akuzuarve. Hakiu deri në momentin kur është arrestuar ka punuar dhe pas çdo ditë pune është kthyer në shtëpi dhe nuk ka arsye pse të mos paraqitet në shtëpi”, ka thënë babai i Hakiut. 

Haziri u arrestua më 1 maj në kuadër të aksionit “Monstrum”, së bashku me nëntë të dyshuarit e tjerë. Pas 48 orëve të dhjetë personat u liruan, ndërsa Haziri deri më dje  kishte status të një dëshmitari të mbrojtur. 

Sot u krijua një konfuzitet i madh mes MPB-së dhe Gjykatës penale. Derisa kjo e para publikisht deklaroi se Hakiu nuk është arrestuar, Gjykata dhe avokati i Hazirit dolën me pohime se megjithtë ai është arrestuar serish. Mbetet ende e paqartë se cfarë ndodh me Hakiun dhe si erdhi policia dhe Gjykata deri në këto konkluza, sa herë u arrestua ai dhe ku është mbajtur ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button