Shkup, policia gjen pesë persona të vrarë

Pesë persona janë gjetur të vrarë në afërsi të liqenit të Hekuranës. Policia ende nuk ka informata në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja, gjatë ditës do të bëjnë të ditur detajet e tjera. 

Vendi ku janë gjetur trupat e pajetë është në afërsi të fshatit Smillkovc. Sasi e madhe e gjakut dhe gëzhojat e plumbave janë gjetur afër trupave të pajetë, rreth orës 22.00. Të vrarët në polici i kanë paraqitur peshkatarët të cilët kanë qenë në afërsi të liqenit. /plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button