27 Janari, Dita ndërkombëtare përkujtimore e Holokaustit

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se “Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t’u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore, transmeton Dojçe Vele (DW).

Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan u shpreh: “Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tijduhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore”.

Pse më 27 janar?

Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

Në kohën kur shënohet kjo ditë, Izraeli ka shkatërruar tërësisht Gazën duke vrarë me mijëra civilë, fëmijë e gra. Vrasja masive e popullsisë së këtij rajoni, konsiderohet gjenocid i kohës moderne.