2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica 1”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet burgim dhe 21 mijë euro gjobë tre persona të dyshuar për rastin e njohur si “Brezovica 1”, raporton Koha.net.

D.M. dhe H.B. janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa L.V. për ndotjen, degradimin e shkatërrimin e mjedisit.

Dy zyrtarët u dënuan me nga një vit burgim secilin dhe gjobë prej 500 eurosh. Po ashtu ndaj tyre u mor vendim që t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbim publik prej një viti, duke llogaritur periudhën pas vuajtjes së dënimit. Ndërkaq të dy janë liruar nga akuza për veprën penale në bashkëkryerje të keqpërdorimit të pozitës.

L.V. u dënua me një vit burgim, por që dënimi s’do t’i ekzekutohet nëse ai për dy vjet nuk kryen vepër penale. Ai është gjobitur edhe me 20 mijë euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetëditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.