RMV, nga gjithsej 24 zjarre të djeshme, pesë janë ende aktive dhe tre janë vënë nën kontroll

Gjatë ditës së djeshme në vend ka pasur gjithsej 24 zjarre në ambient të hapura, nga të cilat, siç njofton paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), pesë janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll dhe 16 kanë arritur t’i shuajnë, transmeton Portalb.mk

Nga zjarret aktive, autoritetet po vazhdojnë të luftojnë zjarrin në zonën e Ubogos, pranë fshatit Bikirlia të Komunës Gradsko, në territorin e Komunës së Negotinës, ku digjet bimësi e ulët.

Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, në Komunën e Makedonski Brodi.

Organet kompetente janë angazhuar edhe në zjarret në fshatin Gllavovicë të Komunës së Koçanit, në afërsi të fshatrave Dolgaec dhe Margari të Komunës së Dollnenit, si dhe zjarrin në Ilinska Planina në mes të fshatrave Slloeshnicë, Brezhan dhe Pllaçe në territorin e Komunës së Demir Hisarit është gjithashtu aktiv.

Sipas informacioneve të QMK-së, në këtë zjarr kanë ndërhyrë katër zjarrfikës të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes, 16 nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”, ndërsa në shuarjen e vegjetacionit të ulët të djegur janë përfshirë edhe pesë persona nga popullata vendase.

Nga tre zjarret që janë vënë nën kontroll, njëri është në territorin e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në afërsi të fshatit Rugincë, ku nga zjarri është përfshirë një pyll i ulët dhe i përzier, ndërsa dy të tjerët në Komunën e Shtipit, në afërsi të fshatit Cërshka dhe në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjet bimësi e ulët, përkatësisht pyll i përzier.

Gjithashtu, QMK-ja informon për numrin e thirrjeve në numrin e vetëm të emergjencës – 112 në 24 orët e fundit, në të cilin kanë arritur gjithsej 2.376 thirrje. Prej tyre 62.33 përqind ishin “reale”, dhe 37.67 përqind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.

Nga thirrjet aktuale, sipas QMK-së, 64,33 përqind e thirrjeve janë bërë në polici, 20,81 përqind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 11,46 përqind në zjarrfikës dhe 0,21 përqind në LAMM.

Sipas QMK-së, ka pasur edhe 910 thirrje urgjente nga 112, që është shuma totale e atyre që ishin për zgjidhjen e kombinuar të thirrjeve “reale” (3.18 përqind) dhe atyre të përcaktuara si “telefonata jo emergjente” (37.67 përqind).

“Të gjitha ato thirrje emergjente i janë nënshtruar pranimit, përpunimit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (QMK)”, thuhet në informacionin e Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.