Për vjedhje të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, Policia për tre muaj ka regjistruar 21 raste në Haraçinë dhe 17 në Mateç

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë takimit të organizuar me njësitë policore në Mateç dhe Haraçinë, ka theksuar se janë dhjetëra vepra penale të regjistruara për vjedhje të rrymës elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Në Njësinë Policore Mateç kemi gjithsej 20 vepra penale, prej të cilave 17 janë për vjedhje të rrymës, ndërsa në Njësinë Policore Haraçinë janë regjistruar 21 vepra penale vjedhje të energjisë elektrike”, raportoi Policia.

Këto rezultate janë në kuadër të tremujorit të parë të këtij viti.

Zëvendësministri plotësues në Ministrinë për Punë të Brendshme, Mitko Bojmacaliev ka vlerësuar se punonjësit e policor janë të përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve evropiane. Ai kërkoi nga kolegët që të punojnë për të garantuar siguri të procesit zgjedhor.