U shpall aktgjykimi për vdekjen e katërvjeçarit Almir Aliu, ja çfarë u vendos për Boban Iliqin (VIDEO)

14:20- Në Gjykatën Themelore në Kumanovë u shpall aktgjykimi për rastin e vdekjes Almir Aliut, transmeton Portalb.mk.

Boban Iliq me veprën e rikualifikuar “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion” është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”.

“Mund të konstatoj se ky është edhe një rast i montuar duke nisur nga Porkuroria Publike për të përfunduar sot në Gjykatën e Kumanovës. Më vjen keq që e them këtë, por unë si jurist do të luftojë që të ndryshojë këtë gjendje në gjyqësor”, tha avokati Asmir Alispahiq, transmeton Portalb.mk.

Avokati Alispahiq gjithashtu njofoti se do të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për vendimin e sotëm.

“Këtu kemi vërtetë problem me ndarjen e drejtësisë, e sidomos kur bëhet fjalë me përkatësinë etnike shqiptare”, tha Alispahiq.

Ndërkaq, axha i Almir Aliut, Nijazi Aliu tha se do të ngritin padi ndaj prokurores dhe gjykatësit përgjegjës të rastit të vdekjes së Almir Aliut.

“Është e qartë se është padrejtësi me vetë faktin se Sedati dhe Abdullai u dënuan me 9 muaj burg. Ne do të ankohemi dhe do të ngritim padi ndaj prokurores Suzana Kusigerkës dhe kundër gjykatësit”, tha Nijazi Aliu.

***********************************************************************************

Ndërkaq, në seancën parafundit, avokati i familjes Aliu, kërkoi që të lirohen nga akuza për dhunë babai i Almirit dhe  dy familjarët e tjerë, ndërkaq avokati i Iliqit kërkoi lirim pasi që sipas tij, Iliq është fajtor dhe se veprën ai e ka kryer nga nxitja e familjes Aliu.

Avokati i familjes Aliu ka përmendur një sërë  shkeljesh nga ana e Prokurorisë, ku më të mëdha ishin ekspertizat e pranuara me licenca të falsifikuara si dhe mosngritja e akuzës ndaj vëllait të Bobanit, Bojan Iliq, i cili me shufër hekuri ka dhunuar familjarët e Almirit.

Po kësaj, avokati i familjes Aliu gjithashtu ka thënë se është i padrejtë rikualifikimi i lëndës, nga vrasje në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion.

Me këtë rikualifikim, nuk është pajtuar as avokati i Iliqit.

Të gjithë janë deklaruar se ndjehen të pafajshëm, ndërkaq Iliq në fjalët përfundimtare ka deklaruar se “i vjen keq për fëmijën dhe se nuk ka dashur të ndodh, por nuk ndihet fajtor”, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, paraprakisht është rikualifikuar lënda nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, ndërkohë që për Boban Iliq, që shkaktoi vdekjen e Almir Aliut, nuk u parashtruan asnjë masë e rreptësisë dhe menjëherë u lirua nga burgu.

Arsyeja e rikualifikimit të lëndës, sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska ishte ekpertiza neuropsikiatrike e bërë për Boban Iliq, e cila e paraqiste kryerjen e veprës në gjendje të atakut emocional, apo pa paramendim – ekspertizë e cila u pa se ishte dhënë nga psikiatër me licencë të skaduar.

Gjatë daljes nga Burgu i Shuto Orizares, Iliq kërcënoi gazetarët gjë e cila ngjalli revoltë te qytetarët.

Si pasojë e rikualifikimi të lëndës dhe sjelljes së Iliqve, para Qeverisë së Maqedonisë u mbajtë protestë në të cilën u kërkua shkarkimi i prokurorit publik, Lubomir Joveski.

Më 1 korrik u bëhen dy vjet që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Sa mund ta ndihmojë drejtësinë për Almirin Komisioni Anketues i BDI-së?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button