Sjellja e Boban Iliq vrau edhe njëherë Almirin e vogël: ai nuk mund të gjykohet më “për vrasje”

Me lirimin e të akuzuarit të rastit të Almir Aliut nga Burgu i Shuto Orizares, Boban Iliq gjykatat në Maqedoni kanë humbur epitetin e të qenit mbrojtëse të sigurisë së qytetarëve, por sipas avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq, Iliq më nuk mund të gjykohet për vrasje. Ndërkaq aktivistet për të drejtat e njeriut, mënyrën e sjelljes së Iliqit në momentin e daljes nga Burgu i Shuto Orizares e shohin si: “vrasje e sërishme e Almirit të vogël”, shkruan Portalb.mk.

“Në këtë moment jo, sepse prokurorja ka bërë hetim të ri të procedurës. Në asnjë mënyrë Boban Iliq nuk mund të ndiqet nën një vepër penale për diçka që paraprakisht ka qenë e rikualifikuar. Ligjërisht kjo është e pamundur. Fillimisht duhet të dënohet për këtë vepër penale. Por ligjërisht, nuk mundet që i njëjti person të dënohet për dy vepra penale të ndryshme dhe të dy veprat penale të jenë të një rasti”, tha për Portalb.mk, Asmir Alispahiq.

Ndërkaq, sa i takon mënyrës së sjelljes së Boban Iliqit në momentin e lirimit, zëdhënësja e Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi”, Tanja Gogoska vlerëson se Almir Aliu sërish është vrarë dhe ftojnë që qytetarët të ngritin vetëdijën për vendimin e rikualifikimit të rastit.

“Sjellja e të akuzuarit Boban Iliq tregoi se vendimi për rikualifikim është denigrues. Iliq u sjell në mënyrë të pahijshme dhe çnjerëzore ndaj familjes së të ndjerit të Almirit dhe është sikur edhe njëherë të ketë mbytur fëmijën dhe publikun e gjerë. “Megjashi” ka reaguar edhe më parë për rastin e Almir Aliut dhe ne sot shprehim revoltën edhe për rikualifikimin e rastit. Me këtë vlerësojmë se bëhet dëm i dyfishtë, megjithatë presim që vetëdija e qytetarëve të ngritet dhe opinioni të gjykojë për lirimin e Boban Iliqit”, tha për Portalb.mk, Gogoska.

Nga ana tjetër, profesoresha Mirjana Najçevska sjelljen e Boban Iliqit e sheh si mundësi që vepra penale të përsëritet.

“Nuk besoj se dalja e Boban Iliq është kërcënim për familjen, por është tregues për prioritetet e gjykatës, respektivisht ajo çfarë paraqet mbrojtje e mjedisit nga ana e gjykatave tona. Vendimi i gjykatës mundëson që dhunuesi t’i ikë dënimit dhe krijon hapësirë për dhunë të ardhshme, që në raste të tjera të veprohet në të njëjtën mënyrë, respektivisht t’i iket madhësisë së pasojave nga një sjellje e tillë”, tha Najçevska.

E ndërsa drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska thotë se sjellja e Iliqit është denigruese dhe ngjall dyshime se gjykatat kanë qenë subjektive në marrjen e vendimit për rikualifikim të rastit të Almir Aliut.

“E pash videon, por duhet të them se sërish bëhet fjalë për person fizik dhe nuk mund të japë cilësime të caktuar. Megjithatë është denigruese si sjelle nëse marrim parasysh se sa dhimbje përjeton familja, mënyra e tillë e sjelljes mund të shihet edhe si mënyrë e tregimit të dhunës, por janë edhe më të mëdha dyshimet se si është vendosur në rastin e Almir Aliut dhe sa është bërë vlerësimi i rastit në mënyrë objektive”, tha Pirovska për Portalb.mk.

Përndryshe, dje në Gjykatën Themelore të Kumanovës, me kërkesë të prokurores përgjegjëse të rastit të të ndjerit Almir Aliu, Suzana Kusigerska u vendos që të rikualifikohet rasti nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”. Ndaj të akuzuarit Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë dhe i njëjti që dje është liruar nga Burgu i Shuto Orizares.

Boban Iliq i papenduar! lirohet nga burgu dhe kërcënon ekipin e TV21 në detyrë (VIDEO)

Sipas njohësve të të drejtave të njeriut dhe të çështjeve juridike, vendimi i Gjykatës Themelore të Kumanovës për rikualifikim të rastit të Almir Aliut është i jashtëligjshëm dhe duhet shqyrtuar edhe njëherë në instanca më të larta. Në lidhje me vendimin, kanë reaguar edhe prokurorët republikan shqiptarë Ferat Elezi, Bashkim Besimi, Xhelal Bajrami dhe Ismail Dardhishta duke e cilësuar të njëjtin si skandaloz e ndërsa për më 21 mars janë  paralajmëruar protesta nga ana e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”.

Më 1 korrik bëhen dy vjet që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Maqedoni, Gjykata e Kumanovës ka bërë shkelje të ligjit gjatë rikualifikimit të rastit të Almirit

Rasti “Almir Aliu”, Joveski u përgjigjet katër prokurorëve shqiptarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button