Iu dha lamtumira e fundit Almirit të vogël, mijëra persona në varrim (FOTO-VIDEO)

Mijëra qytetarë nga Kumanova e gjetiu ishin në varrezat e qytetit për ti dhënë lamtumirën e fundit Almirit të vogël 4 vjeçar i cili ndërroi jetë pasi ishte goditur me veturë nga një person pas zënkës banale me babain e tij. Shumë figura politike dhe personalitete të artit ishin në varrimin e të voglit nga Kumanova.


Varrimi i Almirit

Varrimi i Almirit
Varrimi i Almirit

Varrimi i Almirit Varrimi i Almirit

Almiri 4 vjeçar
Almiri 4 vjeçar

Varrimi i Almirit Varrimi i Almirit

Varrimi i Almirit

*************************************

LEXO MË SHUMË:

Opinioni në vend është tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu i cili ditë më parë u godit qëllimisht nga B.I, pas një zënke banale me të atin e fëmijës afër Spitalit të Kumanovës. Qytetarë të thjeshtë e të jetës publike, në rrjetet sociale janë duke e shprehur dhimbjen për Almirin e vogël me hashtagun #WhoisAlmir4 duke kërkuar të dënohet ky akt barbar, shkruan Portalb.

Disa media akuzojnë se incidenti ka prapavijë etnike, duke theksuar se sulmuesi është maqedonas ndërsa viktimat shqiptarë. Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, kërkojnë nga institucionet drejtësia të vihet në vend dhe mos të ketë standarde të dyfishta gjatë trajtimit të etnive të ndryshme, duke pasur parasysh përvojën e vendit me gjykime skandaloze që prishin marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndër-etnike. Pritet që gjykata të zbardh motivin e sulmit dhe të gjykojë fajtorin në bazë të dëshmive, pas arrestimit të sulmuesit i cili ngarkohet me dy kallëzime penale, për dhunë dhe për tentim vrasje.

Familja përmes një njoftimi ka komunikuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orët e pasdites në varrezat e Kumanovës.

“Njoftohet e gjithë miqësia, shoqëria dhe gjithë kombi shqiptar se Almirin e vogël do ta varrosim sot pasdite (e shtunë) ora 16.45 . Të gjithë ata që kanë shprehë dëshirë që të marrin pjesë në varrim i njoftojmë se falja e xhenazes do të bëhet ne xhaminë qendrore te qytetit me Iqindi”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar, kur B.I ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova, bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjeçar, Almirin i cili ndërroi jetë.

“Ka pasur njerëz duke pritur rend ndërkohë ka ardhur një grua e moshuar me vajzën e vet. Ajo na tha a mundemi me hy. Ne e kemi liruar të hyjë. Pastaj ky maqedonasi mu drejtua mua pse ti e lëshon pa rend, unë i kam thënë edhe unë jam duke pritur me fëmijën tim rend, por gjendja është më e vështirë. Edhe ka flluar pastaj me sharje maqedonasi… Veç sa kemi dalë na sulmoi me makinë direkt, na ka mbështet për muri, mua shoqen edhe fëmijën, fati i të cilit nuk dihet”, u shpreh Sedat Aliu për Alsat një ditë pas incidentit.
LEXO: Kumanovë: Qëllimisht godet me veturë një familje tre anëtarëshe

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, nga radhët e partisë shqiptare në pushtet BDI, ka apeluar që “kryerësi i kësaj tragjedie të mbetet gjithmonë i dënuar sipas ligjit.” shkruan ai në profilin e tij në Fejsbuk.

Më poshtë ua sjellim disa nga reagimet që kanë bërë bujë në rrjetin social “Facebook”.

Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së

Zejd Rexhepi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes BESA

Muhamed Ismaili, sekretar gjeneral i partisë Uniteti

Deputetja e BDI-së, Kaltrina Azizi

Anita Latifi, moderatore dhe gazetare

Gazetari, Muhamed Zekiri

Aktori, Xhevdet Jashari

Gazetari, Nazim Rashid

Kryetari i Lëvizjes “Eco Guerilla”

Sekretari i LR – PDSH-së, Arben Taravari

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi

Sami Sherifi, shkrimtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button